Ja vendet ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa 'green pass' dhe test Covid

pasaporta covid imunitetit

Shqiptarët mund të udhëtojnë tashmë në thuajse të gjitha vendet e Bashkimit Evropian pa pasur nevojën e një certifikate vaksinimi, shërimi apo testi negativ.

E fundit që iu bashkua listës “Covid-free” është Gjermania, shtet në të cilin prej kësaj të shtune mund të udhëtohet lirisht.

Franca, Portugalia dhe Austria janë tre shtetet e vetme në kontinent që kërkojnë një certifikatë vaksinimi, shërimi apo test negativ për të hyrë në kufi.

Qytetarët shqiptarë mund të hyjnë lirisht edhe në vendet e rajonit si Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.

Një vendim i marrë të hënën nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve mund të përkthehet së afërmi në lëvizje pa masa kufizuese edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lëvizja pa detyrimin e të qenit i vaksinuar mundësohet edhe në skajet më të largëta si Arabia Saudite apo në një pjesë e madhe e vendeve të Amerikës Latine.

Sezoni turistik veror dhe ulja e infektimeve kanë qenë dy arsyet kryesore se pse shumë shtete kanë marrë vendimin e heqjes së masave anti-Covid në kufij. 


 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.