Aksidenti tragjik: Vdes polici i FNSH-së, e shoqja dhe vjehrra e tij

aksident.fnsh

Personat që shihni në fotografi janë polici i FNSH, Sokrat Lelaj dhe gruaja e tij Fatbardha Lelaj, të cilët ndërruan jetë nga aksidenti tragjik në aksin Levan-Tepelenë pranë fshatit Buzmadh të Fierit.

Nga aksidenti ndërroi jetë edhe 78-vjeçarja Bylyre Salaj, vjehrra e efektivit. 

Çifti Lelaj lanë pas dy fëmijë të moshës 29 dhe 25 vjeç. Bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmë rreth orës 20:20 mbetën të vdekur 3 persona dhe 3 të plagosur pasi dy automjete tip "Opel Zafira" dhe "Ford" janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nga aksidenti, mbetën të plagosur 3 anëtarë të familjes Skënderaj: Gerti Skënderaj 43 vjeç Gladiola Meraj 31 vjeç dhe vajza e tyre 6-vjeçare.

Mësohet se drejtuesi i mjetit tip 'Opel', Gerti Skënderaj,  nga Cakrani ishte duke udhëtuar me bashkëshorten dhe vajzën e tij  ku më pas u përplas me mjetin tip 'Ford'. Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar këtë aksident të rëndë.

Sipas pamjeve, mjetit tip 'Opel' është shkatërruar plotësisht ndërsa 'Fordi' ka përfunduar në kanal nga përplasja e fortë.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.