Çmimi rekord i naftës/ Revolta në rrjet: Fikni makinat sot, të zhbëhet bordi

Revolta në rrje

Çmimi i naftës ka arritur në maksimum duke u shitur me 258 lekë për litër dhe kjo ka bërë që qytetarët të paralajmërojnë në protestë. Revolta është ndezur nga rrjetet sociale, ashtu siç ndodhi me protestat e para.

Sot në orën 12:00 është bërë thirrja në rrjetet sociale që të gjithë të fikin makinën në çdo qytet ku ndodhen, si shenjë revolte kundër rritjes së çmimit. Nuk dihet nëse qytetarët do i bashkohen nismës.

"Të japim mesazhin që nuk pranojmë më të nënshtrohemi! Boll pritëm nga politika secili për vete", shkruhet në mesazh.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët protestojnë dhe ka qenë pikërisht protesta e tyre që ndikoi që qeveria të krijonte Bordin e Transparencës me qëllim që të mbante nën kontroll çmimet, por nuk kanë munguar kritikat, 

Gjatë ditës së djeshme, Bordi i Transparencës vendosi çmime të reja për naftën, benzinën dhe gazin. Nga dje shqiptarët e kanë blerë naftën me 258 lekë/litri, benzinën me 243 lekë/litri dhe gazin 86 lekë/litri.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.