Shqipëria pa helikopterë! Qeveria i kërkon ndihmë Greqisë për zjarrin te ishulli i Sazanit

Zjarri ne ishullin e sazanit1654558861

Si asnjëherë më parë në histori, Shqipëria nuk ka në gjendje funksionale asnjë helikopterët që disponon flota ajrore, për t'iu përgjigjur emergjencave.  

Zyrtarisht, Forcat e Armatosura kanë 4 helikopterë 'Cougar', por për shkak të defekteve, prej muajsh të tërë asnjë prej tyre nuk ngrihet në ajër. 

Madje,  helikopterët ndodhen në Poloni ku po i nënshtrohen remonteve. Riparimi i tyre nuk dihet sa kohë, javë apo muaj mund të marrë. 

Në kushtet kur situata në ishullin e Sazanit duket kritike dhe kur flota ajrore shqiptare nuk ekziston, Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar ndihmë homologëve grekë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Prej tre ditësh, një sipërfaqe e konsiderueshme e ishullit të vetëm që ka Shqipëria, është në pushtetin e flakëve. 

Mësohet se Athina i është përgjigjur kërkesës së qeverisë shqiptare dhe avioni zjarrfikës “Canader” ka ardhur nga Greqia dhe është i gatshëm të ndërhyjë për shuarjen e zjarrit në Sazan.

Image

Lajmi konfirmohet nga dikasteri i Mbrojtjes i cili njofton se avioni Canadair CL 415 vjen si mbështetje e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, “Emergency Response Coordination Centre” (ERCC), pas kërkesës së bërë nga Agjencia Kombtare e Mbrojtjes Civile.

Për tre ditë me radhe, sipërfaqe të mëdha me pisha dhe shkurre janë djegur në ishullin e Sazanit.

Situata shfaqet kritike, teksa Forcat e Armatosura dhe zjarrfikësit e kanë të pamundur shuarjen e flakëve nga toka për shkak dhe të terrenit të vështirë. Të vetmet mjete pune të zjarrfikësve janë lopatat dhe kazmat. 

Ndërhyrja nga ajri mund të kishte qenë tepër efikase, por 4 helikopterët “Cougar” që disponojnë FA-të ndodhen jashtë funksionit.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.