Moti sot dhe parashikimi për të mërkurën, 7-8 qershor 2022
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat do të sjellin rënie të temperaturave në vendin tonë gjatë kësaj jave.
E martë 7 qershor 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në Veri-lindje . Era do të jetë drejtim Veri-lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,2 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 16/29°C
Zona e ulët 17/34°C
Zona bregdetare 20/33°C
Kosova, e martë 7 qershor 2022
Moti do të jetë me vranësira dhe rrebeshe me stuhi lokale. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 13°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 24°C -27°C .
E mërkurë 8 qershor 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në mesditë dhe pasdite në veri-lindje dhe veri perëndim dhe zonën qëndore. Era do të jetë drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 15/27°C
Zona e ulët 16/32°C
Zona bregdetare 18/30°C/Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME