Nis java e dytë e qershorit, pritet rënie temperaturash dhe shira
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat do të ndikojnë në vendin tonë duke sjellë mot të paqëndrueshëm gjatë kësaj jave.
E hënë 6 qershor 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në orët e mesditës. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në veri.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 18/29°C
Zona e ulët 18/35°C
Zona bregdetare 20/33°C
Kosova, e hënë 6 qershor 2022
Moti do të jetë me vranësira dhe rrebeshe me stuhi lokale. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 18°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 29°C -31°C .
E martë 7 qershor 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në veri-lindje dhe jug-lindje. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 15/29°C
Zona e ulët 17/34°C
Zona bregdetare 20/32°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME