Lajmi i mirë për shqiptarët që do të udhëtojnë drejt Italisë, nga sot nuk keni më nevojë për...

ministria.europeee

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar masat e reja të vendosura nga Italia për udhëtimet drejt këtij vendi. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se autoritetet në Itali kanë vendosur, që duke filluar nga data 01 qershor 2022, nuk do të aplikohet kriteri i paraqitjes së "green pass".

Gjithashtu bëhet me dije se udhëtimet lejohen për çfarëdolloj arsyeje. Ministria e Shëndetësisë në shtetin fqinj vendosi heqjen e detyrimit të paraqitjes së certifikatës së gjelbërt për të huajt, që hyjnë në vend, ku përfshihen edhe shqiptarët. Po ashtu, nuk do të nevojitet dëshmi vaksinimi, as test negativ infektimi apo shërimi dhe kjo masë pritet të jetë në fuqi përgjatë gjithë verës.

Megjithatë autoritetet thonë se maska duhet mbajtur në ambiente të mbyllura siç është transporti publik.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.