Moti sot dhe nesër, 2- 3 qershor 2022

moti.neser.sot

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga vlera të larrta të presionit atmosferik dhe masa ajri nga Afrika duke sjellë rritje të temperaturave në  vendin tonë.

E mërkurë 2 qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në bregdet, në mesditë vranësirat do të zhvillohen duke u pasuar nga stuhi lokale në veri -lindje . Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      15/32°C
Zona e ulët          16/33°C
Zona bregdetare  18/31°C

Kosova, e enjte 2 qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime, vranësira dhe stuhi lokale. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 13°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 28°C -30°C .

E premte 3 qershor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonën jug-lindore dhe verilindore. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi  7-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,3 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      17/33°C
Zona e ulët          16/35°C
Zona bregdetare  18/33°C/ Sipas RTSH

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.