Bashkia Shkodër hap sezonin turistik, Spahia: Mirëserdhët në Velipojë, 'perlën' e Adriatikut!

Bashkia Shkodër hap sezonin

Bashkia Shkodër ka hapur zyrtarisht këtë të diel sezonin turistik në plazhin e Velipojës.

Në një aktivitet të ndërthurur me sporte të ndryshme, kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia uroi për një sezon të mbarë. Ai tha se Shkodra ka resurse të jashtëzakonshme turistike dhe se jemi munduar të përmirësojmë infrastrukturën rrugore, si edhe zgjerimin e hapësirave të gjelbërta.

“Faleminderit që na jeni bashkuar në këtë festë për hapjen e sezonit turistik në Velipojën tonë të mrekullueshme. Dua ta falënderoj vecanërisht miqtë tanë nga Kosova, përfaqësuesit e Gjakovës dhe Ferizajit që na nderojnë sot me pjesëmarrjen e tyre në këtë hapje të sezonit turistik. Mirëserdhët në Velipojë, perlën e adriatikut që na bën krenar që është pjesë e Shkodrës. Në Velipojë do të gjeni një det të jashtëzakonshme me ujë të kristaltë, me rërën me efekte kurative të jashtëzakonshme e cila pa dyshim kthehet vit për vit në një atraksion turistik të rëndësishëm për rajonin por edhe përtej. Do të mundohemi që ne do të përmirësojmë situatën për sa i përket infrastrukturës dhe ofrimin e shërbimeve. Këtë vit do të ndërhyjmë që të përmirësojmë infrastrukturën rrugore në disa rrugë të Velipojës dhe do të kthejmë hapësirat e gjelbërta dhe të mbajmë pastër ambientin”, tha Kryetar i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia.

Në hapjen e sezonit turistik në Shkodër binte në sy mungesa e përfaqësuesve të qeverisë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.