Pritet rënie e temperaturave në fundjavë
Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të ndikojnë edhe vendin tonë ku pritet rënie e temperarurave.
E premte 27 maj 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në verilindje dhe reshje shiu në formën e stuhive pasdite. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në veri.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 15/31°C
Zona e ulët 14/3°C
Zona bregdetare 18/33°C
Kosova, e enjte 26 maj 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira dhe rrebeshe me stuhi. Era do të jetë me drejtim jug-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 13°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 26°C -27°C .
E premte 27 maj 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të cilat pasdite do të pasohen nga reshje shiu dhe rrebeshe në verilindje. Era do të jetë me drejtim jug-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 15/28°C
Zona e ulët 15/33°C
Zona bregdetare 18/32°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME