Moti sot dhe nesër, 24 - 25 maj 2022
Mesdheu tashmë po ndikohet nga ajër i nxhetë nga veriu i Afrikës ku pritet të sjellë temperatura të larta në gadishullin e ballkanit dhe vendin tonë.
E martë 24 maj 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në veri. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 13/28°C
Zona e ulët 13/32°C
Zona bregdetare 16/29°C
Kosova, e martë 24 maj 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 12°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 27°C -29°C .
E mërkurë 25 maj 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore dhe reshje të izoluara në formën e stuhive . Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 15/32°C
Zona e ulët 14/35°C
Zona bregdetare 17/31°C. Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME