Ballkani nën masa ajrore të paqendrueshme, priten shira dhe stuhi

ballkani.eraa

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosfrës duke ndikuar vendin tonë në fillimin e javës me rreshje shiu dhe stuhi lokale në zonat malore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë bën të ditur se moti për ditën e sotme parashikohet  i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites dhe kryesisht në relievet malore në lindje parashikohen vranësirat deri të dendura.

Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore në lindje të territorit, do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në malësitë e qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Korçë parashikohen reshjet hera-herës të rrëmbyeshme dhe intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Përreth këtyre zonave reshjet e shiut me intensitet të ulët. Mjegullinë lokale në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore si dhe në zonat malore në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim  verilindje – veriperëndim 1-5 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të jetë me shpejtësi deri në 6-8m/sek.  Deti parashikohet i forcës 1-2 balle./ Sipas ATSH

Image

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.