Mbërrin në Tiranë Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Pritet me ceremoni zyrtare nga Rama (axhenda)

inbound1766857245910769905

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Michel u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Në agjendë parashikohet që zyrtari i lartë europian do të pritet nga kreu i qeverisë Rama në orën 10:15.

Më pas në orën 10:30, do të zhvillohet takimi me dyer të mbyllura i dy delegacioneve.

Ndërsa në orën 11:15 do të zhvillohet konferenca përbashkët për shtyp mes Michel Kryeministrit Rama.

Vizita e zyrtarit të lartë të Bashkimit Europian vjen në një kohë kur po shtohet presioni për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga vendet e BE, e lidhur sidomos me pushtimin rus në Ukrainë dhe ndikimin që mund të ketë në Ballkan.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.