COVID-19 përkeqësoi sëmundjet e kokës, QSUT bën 300 ndërhyrje në vit për tumore

covidi.semundje

Covid 19 përveçse prek sistemin nervor duke bërë që pacienti të humbë nuhatjen dhe shijen, ka përkeqësuar edhe më sëmundje të tjera të kokës duke kërkuar ndërhyrje kirurgjikale. Mosdiagnostikimi në kohë ka bërë që sëmundjet neurokirurgjikale siç janë tumoret në kokë të agravohen. Në një vit kryhen 300 ndërhyrje kirurgjikale tumorale në kokë vetëm në shërbimin e neurokirurgjisë në QSUT.

Neurokirurgu Ridvan Alimehmeti ka treguar: Bëjmë rreth 1200 operacione në vit, nga të cilat rreth 300 raste janë tumore të sistemit nervor qëndror dhe atij periferik. Sëmundjet tumorale në pjesën më të madhe kanë lidhje me gjenet familjare pra trashëgohen, por faktor tjetër që lidhet me shkakun e tyre janë ekspozimi ndaj rrezatimeve radioaktive, apo dhe substanca të tjera toksike"

Por si nisin sëmundjet tumorale dhe cilat janë simptomat që duhet të çojnë pacientin tek mjeku?

"Tumoret mund të shfaqen me epilepsi, pra me sëmundjen e tokës, mund të shfaqen me defiçite, pra paraliza, çrregullime të pamjes, të të folurit, varet nga vendndodhja e tumorit dhe nga llojet e tij. Tumoret e kokës janë disa llojesh. Ka prej tyre që marrin trajtim kirurgjikal dhe kurohen përgjithmonë. Eshtë ndryshe nga 50 vite më parë kur mendohej se një tumor në kokë është baraz me vdekjen. Por forca diagnostikuese me skaner, rezonancë magnetike ka bërë që të kapen shumë herët", është shprehur mjeku Alimehmeti

Për herë të parë specializantë të rinj nga vende të Europës janë mbledhur në Tiranë për t’u njohur me teknikat më të fundit të ndërhyrjeve neurokirurgjikale.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.