Aksioni i SPAK, mes të ndaluarve edhe personazhe të njohur të krimit
Dalin detaje të reja nga operacioni i SPAK me të paktën 32 urdhër-arreste të lëshuara.
Raportohet se mes të arrestuarve janë dhe personazhe të njohur të botës së krimit.
Operacioni vijon në disa qytete. Shumica e urdhër-arresteve janë lëshuar vetëm në Elbasan.
Urdhrat e arrestit janë miratuar nga GJKKO, ndërsa personat e skeduar dyshohen për vrasje, rrëmbim personi dhe shantazhe.
Ka raportime se aksioni vjen pas dëshmisë së dhënë nga Nuredin Dumani pas arrestimit nga ana e forcave RENEA në qytetin e Fierit.
Rrëfimi i tij mendohet se ka çuar drejtësinë te persona që lidhen me shumë ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit dhe jo vetëm.
Pritet të ndalohen edhe disa oficerë të policisë, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupet kriminale duke shpërdoruar detyrën.
LEXO TE NGJASHME