Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

merkureparashikimi

Për ditën e nesërme pritet një përkeqësim i kushteve atmosferime mbi vendin tonë ndikuar nga depërtimi i masave ajrore më të freskëta dhe të lagështa me origjinë verilindore. 

Deri në orët e mesditës moti parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare. Më pas shtim vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar duke filluar nga zona e veriut për tu shtrirë më pas edhe në pjesën tjetër të territorit. 

Hera-herës dhe në periudha afatshkurtra reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. 

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore dhe kryesisht orët e mbrëmjes era intensive dhe shpejtësi deri në 13-17m/s.

Temperaturat parashikohen:                                                                                                                                                              
në zona malore 12 deri 24°C
në zona e ulëta 12 deri 29°C
në zona bregdetare 14 deri 27°C

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.