Lidhje energjetike Shqipëri-Greqi/ Më 23 nëntor hapet edhe bursa shqiptare e energjisë elektrike

shqiperia.greqiaa

Brenda vitit 2030 linja e interkonjeksionit Shqipëri-Greqi do të jetë funksionale.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku që priti sot në Tiranë homologun e saj grek Kostas Skrekas.

Forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e energjisë ishte fokusi i takimit të tyre, në një kohë kur globi po përballet me një krizë energjie.

Ndër të tjera, ministrja Balluku tha se më 23 nëntor nis operimin edhe bursa shqiptare e energjisë, ku është pikërisht një konsorcium grek që ka fituar tenderin për ngritjen e platformës elektronike.

Vënia në funksion e saj pritet të ketë një impakt të konsiderueshëm në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji si dhe rregullimin e tregut.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.