Përkeqësim i motit në fundjavë, ku priten shira dhe stuhi
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të freskëta në shtresat e larta të atmosferës duke sjellë reshje shiu dhe stuhi në vendin tonë gjatë fundjavës.
E shtunë 14 maj 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe ne zonat malore dhe zonat qëndrore . Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në veri.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 11/26°C
Zona e ulët 11/28°C
Zona bregdetare 13/25°C
Kosova, e shtunë 14 maj 2022
Moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu me stuhi. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 14°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 23°C -24°C .
E diel 15 maj 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonën perëndimore, ndërsa në zoant malore do të kemi reshje shiu dhe stuhi në mesditë dhe pasdite . Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 10/24°C
Zona e ulët 12/27°C
Zona bregdetare 13/25°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME