Shtjellat ciklonike priten të sjellin reshje shiu dhe stuhi lokale
Shtjella ciklonike e krijuar në veri të Afrikës do të ndikojë vendin tonë ku priten rreshje shiu dhe stuhi lokale gjatë ditës së sotme.
E premte 6 maj 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu me stuhi lokale. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 8/20°C
Zona e ulët 10/24°C
Zona bregdetare 11/23°C
Kosova, e premte 6 maj 2022
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 5°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 20°C -22°C .
E shtunë 7 maj 2022
Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Jug-lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në veri.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 10/18°C
Zona e ulët 10/25°C
Zona bregdetare 12/24°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME