Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, 4 maj 2022

parashikimi.motttiii

Duke filluar nga dita e nesërme mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë perëndimore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites këto vranësira hera-herës do të jenë deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe të izoluara. 

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 8-12m/s.

Temperaturat parashikohen:                                                                                                                                                              
në zona malore 5 deri 19°C
në zona e ulëta 8 deri 23°C
në zona bregdetare 9 deri 22°C

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.