Moti të martën dhe të mërkurën, 3 - 4 maj 2022

marte.merkure.majj

Gadishulli i Ballkani vijon të ndikohet nga një masë ajri e ftohtë e paqëndrueshme duke mbartur ereshje shiu në vendin tonë dhe erë të vrullshme. 

E martë, 3 maj 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5  me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta në bregdet.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       6/15°C
Zona e ulët          10/18°C
Zona bregdetare  10/19°C

Kosova, e martë, 3 maj 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 7°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 13°C -15°C .

E mërkurë, 4 maj 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim në mesditë duke e pasuara nga reshje të izoluara shiu . Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       7/18°C
Zona e ulët          9/22°C
Zona bregdetare  11/20°C/ Sipas RTSH

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.