Rikthehet shiu
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masava ajrore të paqëndrueshme më të freskëta të cilat do të sjellin rreshje shiu në vendin tonë .
E premte, 29 prill 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave të pasuara nga reshje shiu në mesditë në formën e stuhive lokale në Jug dhe jug -lindje. Era do të intesifikohet me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në zonat malore.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 8/21°C
Zona e ulët 10/27°C
Zona bregdetare 12/26°C
Kosova, e premte, 29 prill 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 8°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 15°C -18°C .
E shtunë, 30 prill 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave gjatë ditës të pasuara nga reshje lokale në zonat përreth maleve. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 8/20°C
Zona e ulët 11/24°C
Zona bregdetare 12/23°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME