Sot e nesër, temperatura në rritje

temperatura në rritje

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga vlera normale të presionit atmosferik dhe masa ajri të qëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë stabilitet të kushteve atmosferike në vendin tonë. 

E martë, 26 prill 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në veri në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3  me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       6/23°C
Zona e ulët          8/25°C
Zona bregdetare  10/23°C

Kosova, e martë, 26 prill 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 5°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 20°C -23°C .

E mërkurë, 27 prill 2022

Moti do të jetë me vranësira kthjellime dhe vranësira të pakta në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3  me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       8/24°C
Zona e ulët          9/26°C
Zona bregdetare  10/24°C/ Sipas RTSH

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.