Moti sot dhe nesër, 21 - 22 prill 2022

21 22 prill 2022

Gadishulli i Ballkanit po vijon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshem në shtresat e larta të atmosferës të cilat do të kushtëzojnë edhe vendin tonë gjatë kësaj jave.

E enjte 21 prill 2022

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje të pakta shi në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       4/13°C
Zona e ulët          7/20°C
Zona bregdetare  11/20°C

Kosova, e enjte, 21 prill 2022

Moti do të jetë me vranësira reshje shiu dhe mjegull. Era do të jetë me drejtim Jug 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 10°C -14°C .

E premte, 22 prill 2022

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje me stuhi në zonën e Shkodrës dhe verilindje, ndërsa zona e ulët dhe jugu do të jetë me vranësira dhe kthjellime. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       5/17°C
Zona e ulët          8/24°C
Zona bregdetare  11/22°C/ Sipas RTSH

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.