Mot i paqëndrueshëm në vend gjatë kësaj jave

Mot i paqëndrueshëm

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë gjatë kësaj jave.

E mërkurë, 20 prill 2022

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me stuhi në zonën veriperëndimore. Zona e ulët dhe jugu do të jetë me vranësira dhe kthjellime. Era do të jetë me intesitet të lartë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë si më poshtë.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       3/14°C
Zona e ulët          4/18°C
Zona bregdetare  10/19°C

Kosova, e mërkurë, 20 prill 2022

Moti do të jetë me vranësira reshje shiu dhe bore. Era do të jetë me drejtim Jug 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 4°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 9°C -13°C .

E enjte, 21 prill 2022

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje të pakta. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 10-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       5/15°C
Zona e ulët          8/19°C
Zona bregdetare  11/20°C. Sipas RTSH

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.