Moti sot dhe nesër, 19-20 prill 2022

moti.era.luletttt

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga presion i lartë atmosferik i cili do të kushtëzojë mot te qëndrueshëm përkohësisht në vendin tonë.

E martë 19 prill 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura gjatë pasdites dhe në mbrëmje dhe mjegull në juglindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie. 

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       1/11°C
Zona e ulët          3/17°C
Zona bregdetare  7/17°C

Kosova, e martë data 19 prill 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe kthjellime. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 11°C -14°C .

E mërkurë 20 prill 2022

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me stuhi në zonën veriperëndimore. Era do të jetë me intesitet të lartë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       3/14°C
Zona e ulët          6/18°C
Zona bregdetare  10/19°C

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.