Sot rifillojnë shirat, të dielën edhe bora në zonat malore
Qëndra me presion të ulët atmosferik e kruuar në veri të Afrikës po ndikon mesdheun dhe vendin tonë ku priten rreshje shiu gjatë fundjavës.
E shtunë data 16 prill 2022
Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu në formën dhe të stuhive në veri. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 6/19°C
Zona e ulët 10/24°C
Zona bregdetare 12/20°C
Kosova, e shtunë data 16 prill 2022
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje 10-15 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 8°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 15°C -18°C .
E diel data 17 prill 2022
Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje të pakta shiu në juglindje dhe reshje bore pasdite në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15-18 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 3/11°C
Zona e ulët 7/18°C
Zona bregdetare 8/18°C/Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME