Po afrohet fundjava, çfarë na ka rezervuar moti për sot?
Gadishulli i Ballkanit vijon të ndikohet nga presion i lartë atmosferik duke favorizuar mot të qëndrueshëm në vendin tonë gjatë ditës së sotme.
E premte, data 15 prill 2022
Moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare në Jug të cilat do të dendësohen pasdite. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 5/25°C
Zona e ulët 8/27°C
Zona bregdetare 11/24°C
Kosova, e premte, data 15 prill 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Jug-lindje 6 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 20°C -24°C .
E shtunë, data 16 prill 2022
Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu në formën dhe të stuhive në veri. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 6/19°C
Zona e ulët 10/24°C
Zona bregdetare 12/20°C. Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME