Ambasada gjermane në Tiranë jep të dhëna kyç për njohjen reciproke të patentave

Ambasada gjermane

Ambasada gjermane në Tiranë me anë të një statusi të publikuar pak minuta më parë ka bërë të ditur të dhënat kyç përsa i përket njohjes reciproke të patentave mes dy vendeve.

Siaps ambasadës, rregullat e reja hyjnë në fuqi më 1 qershor 2022.

Zotëruesit e një lejeje drejtimi të kategorive A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2, D, D1, D2 (motorr, veturë, kamion, autobuz), të lëshuara pas datës 24 janar 2017, mund të bëjnë konvertimin pa qenë nevoja e një provimi të ri.

Kjo vlen për shtetas me rezidencë në Gjermani (qëndrimi në Gjermani për të paktën 185 ditë në vit).

‘’Përmes kësaj marrëveshjeje për bashkëqytetarët/et shqiptarë/e në Gjermani krijohet mundësia e një aksesi të sigurt ligjor në tregun e punës, për të cilin shpesh leja e drejtimit të automjeteve është kriter i rëndësishëm’’ shkruan në psotim ambasada gjermane.

Postimi i plotë:

Me nënshkrimin [✍️] e një Marrëveshjeje të përbashkët ditën e sotme në Tiranë Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Infrastrukturën, z. Oliver Luksic, MdB, dhe Ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, znj. Belinda Balluku, kanë hapur rrugën për njohjen reciproke [🚗] [✅️] të lejeve të drejtimit të automjeteve. [🇦🇱] [🤝] [🇩🇪]

Të dhënat kyç më të rëndësishme:

[🔺] Rregullat e reja hyjnë në fuqi më 1 qershor 2022

[🔺] Zotëruesit e një lejeje drejtimi të kategorive A, A1, A2, B, BE, C, C1, C2, D, D1, D2 (motorr, veturë, kamion, autobuz), të lëshuara pas datës 24 janar 2017, mund të bëjnë konvertimin pa qenë nevoja e një provimi të ri.

[🔺] Kjo vlen për shtetas me rezidencë në Gjermani (qëndrimi në Gjermani për të paktën 185 ditë në vit).

Përmes kësaj marrëveshjeje për bashkëqytetarët/et shqiptarë/e në Gjermani krijohet mundësia e një aksesi të sigurt ligjor në tregun e punës, për të cilin shpesh leja e drejtimit të automjeteve është kriter i rëndësishëm.

Për Gjermaninë kjo njohje përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në mënjanimin e mungesave të fuqisë punëtore të kualifikuar.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.