Pakësohen vranësirat, nis rritja e temperaturave

pakesohett.vranesiraaaa

Qëndra me presion të lartë atmosferik është pozicionuar në veri të Afrikës e cila gradualisht do të ndikojë Ballkanin dhe vendin tonë me mot të qëndrueshëm dhe temperatura në rritje. 

E premte, data 8 prill 2022

Moti do të jetë me  vranësira mesatare deri të dendura në veri-perëndim veri-lindje në mëngjes, ndërsa jugu dhe zona qëndore do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Jug -Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3- me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       5/16°C
Zona e ulët          6/19°C
Zona bregdetare  8/19°C

Kosova, e premte, data 8 prill 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira . Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 8°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 18 deri në 23°C .

E shtunë, data 9 prill 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe kthjellime . Era do të jetë me drejtim Jug -Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3- me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       7/18°C
Zona e ulët          8/23°C
Zona bregdetare  10/22°C/ Sipas RTSH

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.