Sot dita e tretë, shiu vështirëson dhe më kërkimet për fëmijën që ra në lumin Fan

dita.3.fan.femija

Vijojnë kërkimet në fshatin Shturngaj të Mirditës në ditën e tretë për gjetjen e trupit të 10- vjeçarit i cili ra në lumin Fan, Sevasian Laskës.

Kërkimet kanë rinisur sot që në orët e para të mëngjesit, por ende nuk ka asnjë rezultat. Reshjet e shiu po e vështirësojnë edhe më shumë gjetjen e të miturit. Familja pret në ankth.

Në operacion janë përfshirë 4 palombarë të forcave RENEA, të ndihmuar nga policia, zjarrfikësit dhe banorë të zonës

Fëmija ndiqte shkollën "Ndrec Ndue Gjoka" në Fan të Mirditës dhe atje, gjendja shpirtërore e shokëve dhe mësuesve paraqitet e rëndë.

Dom Gjergj Meta, Ipeshkëvi i Rrëshenit, ka bërë një thirrje: "Ju kërkoj të luteni për gjetjen e Sevasianit të vogël që ka rënë në lumin Fan duke luajtur me shokët. Shumë forca janë angazhuar përgjatë lumit Fan si policia lokale, bashkiake, Renea dhe vetë banorët e Fanit. Lutja dhe afërsia jonë janë një ngushëllim për familjarët e të voglit."
Image
ImageImage

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.