Rinisin kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit që e mori rrjedha e lumit Fan

rinisin.kerkimettt

Kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit S.Laska, i cili u mbyt në lumin Fan, në fshatin Shtrungaj të Mirditës.

Mësohet se kërkimet po bëhen nga polumbarët e forcave RENEA të mbështetur nga policia e Mirditës dhe shërbimi zjarrfikës.

Burimet bëjnë me dije se që nga dita e djeshme nuk është arritur në bihet në gjurmën e minorenit i cili u mor nga rrjedha e lumit. 10-vjeçari ka qenë duke luajtur me top dhe topi i ka rënë në lumë.

 Ai ka vrapuar ta marrë dhe aty e ka marrë rryma e ujit.

Njoftimi i Policisë ditën e djeshme:

Rreth orës 18:45, në fshatin Shtrungaj, Fan, Mirditë, në lumin Fan, është mbytur një i mitur 10-vjeçar, banues në Fan, Mirditë. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar  mënjeherë në vendngjarje dhe së bashku me banorët kanë nisur kërkimet.

Në gadishmëri janë vënë edhe polumbarët e Reneas, të cilët kanë shkuar në drejtim të vendngjarjes,  po për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit do fillojnë në orët e para të mëngjesit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.