Sot temperatura pranvere deri në 25 gradë - nesër kthehet dimri me shi e stuhi

temperatura pranvere

Presioni i lartë atmosferik ka përfshirë një pjesë të mesdheut duke sjellë dhe rryma ajri shumë të ngrohta ku priten të ndikojnë temperatura të larta në vendin tonë gjatë ditës së sotme.

E mërkurë, 6 prill 2022

Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore , ndërsa në jug - Juglindje do të ketë vranvsira dhe mjegull në pjesën e parë të ditës. Pasdite dhe në mbrëmje vranësirat do të jenë në shtim në zonën veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug -Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       3/18°C
Zona e ulët          5/25°C
Zona bregdetare  8/22°C

Kosova, e mërkurë 6 prill 2022

Moti do të jetë mekthjellime dhe mjegull në mëngjes. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 6 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 0°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 18 -21°C .

E enjte, 7 prill 2022

Moti do të jetë me vranësira të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi me shkarkesa elektrike në zonën veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug -Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       5/12°C
Zona e ulët          8/17°C
Zona bregdetare  10/17°C/Sipas RTSH

Image

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.