Ballkani nën një qendër ciklonike, shira dhe erëra të vrullshme në det
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga një qëndër ciklonike e cila ka shkaktuar reshje shiu dhe erë të vrullshme në detet Adriatik dhe Jon dhe rreshje shiu në territorin e Shqipërisë.
E premte, 1 prill 2022
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi me aktivitet kryesor në zonën veri-perëndimore dhe reshje bore në zonat malore . Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 5/14°C
Zona e ulët 8/16°C
Zona bregdetare 10/16°C
Kosova, e premte,1 prill 2022
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 15 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 7°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 14 -18°C .
E shtunë, 2 prill 2022
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu dhe reshje bore në zonat malore deri në lartësitë 600 metra në nivelin e detit. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 3/10°C
Zona e ulët 6/14°C
Zona bregdetare 8/15°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME