Komplikohet gjendja e Dumanit/ Nuk i hiqet plumbi as pas operacionit

dumani.gjendja

Shkëmbimi i zjarrit në Elbasan e la të plagosur edhe vetë Nuredin Dumanin. Edhe pse me plagë të rëndë në kurriz, ai tentoi të shpëtonte edhe një herë të fundit duke u larguar drejt Fierit, që e kishte si folenë e tij për t'u fshehur.

Atje Dumani kishte edhe një vend ku strehohej, një apartament në të cilin bashkëjetonte me një vajzë nga Kosova.

Pas arrestimit në Fier, Dumani u soll në Tiranë ku u shtrua në Spitalin e Traumës. Mësohet se Dumani ka kryer një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale, pasi plumbi i marrë në shpinë ka depërtuar deri pranë mushkërisë.

Mësohet se plumbi edhe pas ndërhyrjes nuk është hequr për shkak të komplikacioneve që mund të shkaktohen.

Pritet që në orët në vijim ai t’i nënshtrohet edhe një operacioni tjetër për të hequr plumbin, nëse gjendja e tij do përmirësohet. Megjithatë mjekët shprehen se është në gjendje stabël.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.