150 € certifikata false e vaksinimit, lëvizet lirshëm brenda dhe jashtë vendit

certifikate.falseee

Kemi të bëjmë me një certifikatë e rregullt vaksinimi e nxjerrë nga e-Albania. Kur skanohet është si gjithë të tjerat. Por, personi që e ka, nuk ka kryer kurrë asnjë dozë vaksine. Me këtë dokument që e ka marrë që në janar, ka dalë jashtë vendit pa pasur asnjë problem.

“Në bisedë kafeje, më tha një miku im që e kishte bërë para meje, që njihte dikë që e bënte kundrejt pagesës. Nga meraku për të bërë vaksinën, u interesova dhe e bëra dhe unë”, tregoi qytetari.

Na thotë se nuk e nuk e ka takuar kurrë personin që kreu falsifikimin në sistem. Por, nëpërmjet mikut i ka paguar ryshfetin.

“Në atë kohë kur e bëra unë ishte 150 euro të dy dozat. Më pas një miku im u interesua pak më vonë dhe ishte rritur. Kishte shkuar 200 Euro”, tregoi ajo më tej.

Detyrimi për të pasur një dokument se nuk ke COVID, duket se hapi një treg për falsifikatorët. Po ju sjellim rastin e një mësueseje që gjithashtu nuk pranon të vaksinohet.

Që prej shtatorit, nëse nuk ka certifikatën e vaksinimit, mund të hyjë në shkollë vetëm me tampon negative çdo 5 ditë.

“Mendova një rrugë më të shkurtër, që ta falsifikoja. Kështu që fillimisht bëra një test normal PCR dhe çdo javë i kam ndryshuar datën në një qendër interneti. Nuk ishte aspak e vështirë. Nuk pati dyshim aspak nga autoritetet e shkollës. Di që ka shumë kolegë të mi që e kanë bërë këtë gjë dhe vazhdojnë ta bëjnë ende”, tregoi mësuesja.

Një tampon kushton 3500 lekë, në muaj duhen 4 të tillë pra 14 mijë lekë.  Prej 4 dhjetorit edhe punonjësit e pavaksinuar të institucioneve shtetërore, marketeve dhe qendrave tregtare mund të shkojnë në punë vetëm me tampon negativ çdo 5 ditë. Por, të falsifikosh e mos diktohesh duket se nuk është një problem në Shqipëri./Euronews.al/

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.