Moti të mërkurën dhe të enjten në Shqipëri dhe Kosovë

moti.shqiperi.kosove

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik dhe masa ajri të paqëndrueshme të cilat do të sjellin reshje shiu nëvendin tonë. 

E mërkurë, 30 mars 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu në pjesën e dytë të ditës . Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 10 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në të dyja vlerat.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       4/17°C
Zona e ulët          6/20°C
Zona bregdetare  10/19°C

Kosova, e mërkurë, 30 mars 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 4°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 14 -18°C .

E enjte, 31 mars 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin . Era do të jetë me drejtim Jug  me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       5/15°C
Zona e ulët          8/18°C
Zona bregdetare  10/18°C/ Sipas RTSH

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.