Për një 'plesht', dogji pyllin: pranga 60-vjeçarit nga Tirana

plesht.tirana

Një burrë 60-vjeçar nga Maknor  i Tiranës u arrestua nga komisariati nr. 6 pasi dogji një pjesë të mirë të pyllit të fshatit. Ai kishte për qëllim të hapte tokë për kullotë në lagjen Ullishte, por zjarri mori përmasa të mëdha dhe dogji pyllin, due shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Policia tha se i vuri prangat D S, 60 vjeç, për dy vepra penale: "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor".

Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës bëri thirrje për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin, dhe fton ata që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies ose çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Një tjetër arrestim për të njejtat akuza ka ndodhur edhe në Orikum të Vlorës. Edhe aty një 57-vjeçar ndez zjarr për kullotë dhe dogji një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimë të egra. L. H, banor i Orikumit u arrestua për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" tek"ish-grumbullimi" në Orikum.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.