Pamje të rralla, bora mbulon shkretëtirën e Arabisë Saudite

 640 0 6728b9f1964ac

Disa zona të Arabisë Saudite, veçanërisht rajoni Al-Jawf, janë goditur nga kushte të ashpra moti, përfshirë reshje të dendura, breshër dhe borë në male.

Sipas agjencisë Saudite të Shtypit, reshjet kanë filluar që nga e mërkura e kaluar dhe ditën e djeshme, bora ka mundur të mbulojë zonat malore, duke krijuar një pamje të mrekullueshme dimërore.

Departamenti i Motit të Arabisë Saudite parashikon që shumica e zonave në Al-Jawf do të përballen me stuhi në ditët në vijim, me mundësi për reshje të tjera të dendura dhe breshër.

Po ashtu, moti i ftohtë nuk është një fenomen vetëm në Arabinë Saudite; më 14 tetor, Qendra Kombëtare e Meteorologjisë e Emirateve të Bashkuara Arabe lëshoi alarme për reshje dhe breshër të mundshëm në disa zona, si rezultat i sistemit të presionit të ulët atmosferik në Detin Arabik, që po lëviz drejt Omanit.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.