Moti të hënën e të martën dhe kur priten të nisin shirat
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja graduale e masave ajrore me lagështirë nga Mesdheu të cilat do të kushtëzojnë edhe vendin tonë ku priten rreshje shiu në mesin e javës.
E diel, 27 mars 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në jug dhe reshje të pakta shiu. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 3/17°C
Zona e ulët 4/20°C
Zona bregdetare 8/18°C
Kosova, e hënë, 28 mars 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 2°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 15 -18°C .
E martë, 29 mars 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 2/18°C
Zona e ulët 4/20°C
Zona bregdetare 7/19°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME