Parashikimi i motit për ditën e shtunë

moti ne dimer 770x433 1

Fundjava që presim përpara parashikohet me mot të qëndrueshëm si dhe orë të plota me diell pasi vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e vlerave të larta barike dhe masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata.

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme (e shtunë) moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Edhe për ditën e diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët me diell por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të larta dhe transparente.

Në orët e vona të ditës së dielë vranësirat bëhen të dendura duke nisur nga zona e jugperëndimit shoqëruar me reshje shiu të izoluara dhe intensitet të ulët.

Era për këtë fundjavë do të fryjë e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i jugut ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era arrinë shpejtësi deri në 5-7m/s.



 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.