Mot i qëndrueshëm, temperatura në rritje sot dhe nesër

brar.qendrueshmeriii

Presioni i lartë atmosferik i mirë pozicionuar në Europën qëndrore me vlera shumë të larta po ushtron aktivitetin e tij duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm në vendin tonë.

E Mërkurë data 23 Mars 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në mesditë në zonën lindore . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-17 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       3/16°C
Zona e ulët          5/19°C
Zona bregdetare  8/18°C

Kosova, e Mërkurë data 23 Mars 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -1°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 14 -16°C .

E Enjte data 24 Mars 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në mesditë në relievet malore . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       4/17°C
Zona e ulët          8/20°C
Zona bregdetare  8/19°C/Sipas RTSH

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.