Protesta për cmimet tek kryeministria, qytetarët: Nuk tërhiqemi nëse Rama nuk reagon
Organizatorët e protestës kunder rritjes se cmimeve mbajten mbrëmjen e sotme në një deklaratë për mediat pas rikthimit në orën 19:00 përballë kryeministrisë.
Ata u shprehën se kanë kërkesa politike për qeverinë dhe nëëse nuk ka avancim për kërkesat, nuk bëjnë hapa pas.
Ata thanë se nëse u cënohet e drejta, njerëzit do tregojnë forcën ndërsa thanë se do të ruajmë të drejtën e protestës dhe interesin e tyre.
Protesta e sotme e cila nisi ne oren 11.00 tek sheshi Skenderbej ishte njoftuar se do te vazhdonte deri ne plotesimin e nje afati 24 oresh.
Por policia nderhyri pas ores 17.00 te pasdites duke kerkuar lirimin e bulevardit para Kryeministrise.
Protestuesit fillimisht u zhvendosen ne trotuarin perballe godines se qeverise, dhe me pas, ne oret e mbremjes mbajten deklaraten ku treguan kerkesat e tyre.
LEXO TE NGJASHME