Nuk ka më orë policore në Shqipëri, Komiteti Teknik i Ekspertëve njofton masat e reja kundër Covid

hiqet.ora.policoreee

Javët e fundit ka patur rënie të vazhdueshme të rasteve me Covid në vendin tonë, çka ka sjellë edhe zbutjen e masave. 

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar sot se është vendosur të hiqet ora policore, e cila ndalonte qarkullimin e qytetarëve nga ora 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit me përjashtim të rasteve emergjente.

Mbetet ende në fuqi mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura dhe vende ku nuk mund të mbahet distanca. Ajo që rekamondon Komiteti Teknik i Ekspertëve është nisja e procesit të vaksinimit nga mosha 12 vjecc.

“Ka një përmirësim të qëndrueshëm në vend, niveli i masave vijon të mbetet i tillë, ata që janë të infektuar do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë. Ngelet në fuqi mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura dhe aty ku nuk mund të mbahet distanca. Përmirësimi i kësaj situate vjen nga procesi i vaksinimit. Duhet të vijojmë me intensitet procesin e vaksinimit dhe që në moshën 12 vjeç të fillojmë të bëjmë vaksinën”, tha Rakacolli.

Java e fundit e shkurtit ka shënuar ulje të rasteve me COVID në vend, ndërsa aktualisht janë 2,211 raste aktive.

266,019 qytetarë të prekur me koronavirus kanë fituar betejën, kurse personat që kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë janë 3,472.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.