Temperaturat e ulta, ARRSH tregon gjendjen e rrugëve

Temperaturat e ulta

Autoriteti Rrugor Shqiptar mëngjesin e kësaj të mërkure ka bërë dhe një monitorim të situatës në të gjithë akset e rrugës për shkak të motit të keq që përfshiu vendin tonë një ditë më parë.

Përmes një postimi në Facebook, bëhet me dije se qarkullimi në të gjithë vendin bëhet normalisht, vetëm në disa akse duhet përdorimi i zinxhirëve.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat malore ka pasur reshje dëbore me intensitet të ulët. Kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale në Qafë Mollë-Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.