Ngrohja nuk na ndihmon vetëm kur është ftohtë. Funksioni i rëndësishëm i ngrohjes për të reduktuar riskun
Në lashtësi, njerëzit kanë ditur ta marrin ngrohjen vetëm përmes zjarrit. Sot, ngrohjen arrijmë ta përftojmë pa qenë e nevojshme të djegim diçka, siç ndodh për shembull me kondicionerët.
Megjithatë, parimi i shmangies së djegies për të përftuar ngrohjen, nuk aplikohet vetëm në pajisjet për ngrohjen e ambientit.
Një funksion shumë i rëndësishëm që ka fituar këto kohë ngrohja në sajë të shkencës, është pikërisht reduktimi i riskut të cigares. Pajisjet me ngrohje janë rezultat i bashkëpunimit të teknologjisë me shkencën, duke sjellë një alternativë më pak të dëmshme për të rriturit që përndryshe do të vazhdonin të pinin cigare.
Gjatë djegies, me tymin e cigares çlirohen 6 mijë kimikate, nga të cilat 100 janë të vërtetuara me shkencë se shkaktojnë dëme tek shëndeti dhe janë shkaktare potenciale sëmundjesh.
Pajisjet me ngrohje shmangin djegien dhe nuk çlirojnë tym, duke reduktuar kësisoj deri në 95% kimikatet e çliruara, në krahasim me cigaren.
Kjo kategori e re produktesh ka të dhëna premtuese kur vjen fjala për reduktimin e dëmit, ndaj edhe shumë ekspertë të shëndetit publik bëjnë thirrje që alternativa të tilla pa tym, të merren në konsideratë kur vjen fjala për politikat e shëndetit publik, për të njohur përfitimet e tyre në ndihmesën për të lënë cigaren dhe në reduktimin e riskut.
LEXO TE NGJASHME