Java e fundit e shkurtit nis me shira
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat do të ndikojnë vendin tonë ku priten reshje shiu në fillimin e javës.
E hënë, data 21 shkurt 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në zonën veri-perëndimore . Zona lindore do të ketë kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 12-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 6/13°C
Zona e ulët 8/17°C
Zona bregdetare 10/18°C
Zona bregdetare 11/18°C
Kosova, e hënë data 21 shkurt 2022
Moti do të jetë me kthjellime , vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 6°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 13 - 14°C .
E martë, data 22 shkurt 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe reshje bore intesive në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 0/10°C
Zona e ulët 3/13°C
Zona bregdetare 5/13°C/ Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME