BE heton dyshimet për çrregullime menstruale pas injektimit të vaksinave Covid

vaksinacrregullime

Komiteti i sigurisë i Agjencisë Evropiane të Barnave tha të premten se po shqyrtonte raportet e gjakderdhjes së rëndë menstruale dhe mungesës së menstruacioneve te gratë që kishin marrë vaksinat Covid-19 nga Pfizer / BioNTech dhe Moderna.

Vendimi erdhi pas raporteve për çrregullime menstruale fill pas marrjes së njërës prej dy vaksinave, të dyja të bazuara në teknologjinë e ARN-së dhe nuk ështe ende e qartë nëse ka pasur një lidhje midis të dyjave, tha agjencia.

Çrregullimet menstruale mund të ndodhin për shkak të një sërë kushtesh mjekësore, si dhe nga stresi dhe lodhja, tha EMA, duke shtuar se raste të çrregullimeve të tilla ishin raportuar edhe pas infeksionit Covid-19.

Vaksinimi kundër Covid-19 u lidh me një ndryshim të vogël, të përkohshëm në gjatësinë e ciklit menstrual, sipas një studimi të fundit të financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, i cili mblodhi të dhëna nga gati 4,000 përdorues të një aplikacioni smartphone që gjurmon ciklet menstruale.

Por EMA tha në dhjetor se nuk kishte krijuar një lidhje midis ndryshimeve në ciklet menstruale dhe vaksinave Covid-19, pasi një studim në Norvegji sugjeroi se disa gra kishin perioda më të rënda pasi u aplikuan.

Pas shqyrtimit të provave në dispozicion, Komiteti i Vlerësimit të Rrezikut të Farmakovigjilencës (PRAC) i EMA tha se vendosi të kërkojë një vlerësim të të gjitha të dhënave të disponueshme, përfshirë raportet nga pacientët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor, provat klinike dhe literaturën e publikuar.

Agjencia shtoi të premten se nuk kishte prova që sugjeronin se vaksinat Covid-19 ndikuan në fertilitetin.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.