Duke filluar nga kjo datë shteti gjerman do të njohë patentat e lëshuara në Shqipëri

patenta.gjermani.njihen

Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale një lajm të shumëpritur për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Gjermani. "Për fat të mirë ua hoqëm edhe këtë pengesë!" - tha Winfried Herrmann, ministri i transporteve të Landit Baden Württemberg, në cilësinë e tij si kryetar i Konferencës së Ministrave të Transportit, teksa po fliste për njohjen e patentave nga Shqipëria dhe Kosova, të premten në Bundesrat. 

 "Më në fund, pas ratifikimit në parlamentet e landeve, Bundesrati gjerman votoi para pak minutash njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit. Kjo njohje, e cila deri para disa vitesh as që mund të mendohej, certifikon de facto transformimin rrënjësor të autoritetit shqiptar të transportit rrugor, nga një rrumpallë totale në një sistem standartesh europiane me teknologji të lartë, të konfirmuara prej misioneve të rrepta të inspektimit të qeverisë gjermane."- shkruan Rama në Facebook.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.