ARRSH: Nga e diela, ndryshon drejtimi i lëvizjes së makinave në Unazën e Madhe të Tiranës

autoriteti rrugor

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se do të ketë ndryshim të qarkullimit të makinave në Unazën e Madhe të Tiranës duke filluar nga dita e nesërme, e diel 13 shkurt.

Në njoftim thuhet:

"Duke filluar nga dita e diel, datë 13.02.2022, ndryshon drejtimi i lëvizjes për mjetet në Unazën e Madhe të Tiranës, për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e lotit .

Automjetet që do të vijnë nga autostrada Elbasan-Tiranë, pas daljes nga mbikalimi i “Pallatit me Shigjeta” në drejtim të rrugës “Teodor Keko”, do të devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të lotit, duke shmangur kështu aksin kryesor deri pranë nënkalimit të O-Zone, e duke vazhduar më pas sipas orientimit ekzistues në lot.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” nuk do të kenë ndryshime në qarkullim. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti."Image

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.